Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, aktori i humorit Visjan Ukcenaj u pyet nëse ka pasur ndonjë situatë të sikletshme më humorin e tij.
Ai kujtoi skenën e fundit në emisionin “Top Arena”, me aktoren Julia Ilirjani dhe vajzën e saj, Rene Reffo.
Në një moment ai tha “nuk ua jap dorën shushkave” dhe kjo batutë e tij u keqkuptua nga Renne.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te ‘Top Arena’ mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.
Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo,” -u shpreh Visjani.
View this post on Instagram