Mbrëmë e ftuar në emisionin “Era Vera” ishte Arta Kabashi, e cila foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania 3”, ku ndër të tjera e përmendi artistin, Bardhi dhe partneren e tij, Sara Gjordenin, ku ka thënë se nuk flet me reperin për shkak të Sarës.
Arta u shpreh se në momentin që i është afruar çiftit për t’i uruar për pritjen e ëmbël, Bardhi nuk guxoi t’i fliste pasi sipas saj Sara po e shihte shtrembër.
View this post on Instagram
Pas kësaj, Bardhi ka komentuar në videon e publikuar në faqen e emisionit në Instagram, ku ka shkruar:
“Egziston inboxi bre Arte, se je myt tu dal tu fol keg neper intervista, perqita nuk te folim, skom per cka me t’thon faleminderit kur ne tv je tjeter, e live je tjeter! se ke mujt me na kursy nese na kishe pase shoke.. edhe ni sen: mos harroni se n’kete showbiz dheze me pune edhe perkushtim, nuk dheze tu i sha tjert neper intervista.. Deri kur mo?”