Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, bashkëjetuesja e viktimës ishte shtatzënë

LokimagazineLokimagazine8 July, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Fier, ku Xhuliano Miho vrau me thikë 23-vjeçarin Xhimi Bakaj, bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij.

Ngjarja merr përmasa edhe më tragjike, pasi mësohet se gruaja që kishte filluar një jetë të re me të riun, ishte shtatzënë.

Kjo konfirmohet nga vëllai i viktimës, i cili pohoi për “Shqipëria Live” në Top Channel se gruaja priste një fëmijë dhe sipas tij, kjo mund të jetë edhe një prej shkaqeve që çoi në vrasjen e vëllait të tij.

Vëllai i viktimës pohon se ai disponon një video, në të cilën shihet teksa vrasësi Xhuliano Miho kërcënonte me jetë viktimën Xhimi Bakaj.

Bakaj është goditur disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa 39-vjeçari Miho është arrestuar dhe ka pranuar menjëherë autorësinë e këtij krimi.

Miho kishte dy fëmijë me gruan 33 vjeçe. Ata ishin ndarë prej 9 muajsh pasi ajo ishte njohur me 23-vjeçarin Bakaj.

Pavarësisht divorcit, burri i saj nuk ia fali asnjëherë ndarjen dhe bashkëjetesën me 23-vjeçarin. Mësohet se gjatë gjithë kësaj periudhe 9-mujore ata kanë pasur debate të shumta. Kulmi ka arritur mbrëmjen e të premtes ku takimi në rrugë solli edhe vrasjen.

Related Posts

Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

13 May, 2025

Dominon Partia Demokratike në këtë vend, fiton me 87% të votave (FOTO)

13 May, 2025

Ndodh në Elbasan/ Qytetari shkruan mbi fletë mesazhin që na çuditi (Foto)

13 May, 2025

“Mos u fshi” Përplasje e fortë gjatë natës mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës — Ja çfarë ndodhi

13 May, 2025
Related Posts

Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

13 May, 2025

Dominon Partia Demokratike në këtë vend, fiton me 87% të votave (FOTO)

13 May, 2025

Ndodh në Elbasan/ Qytetari shkruan mbi fletë mesazhin që na çuditi (Foto)

13 May, 2025

“Mos u fshi” Përplasje e fortë gjatë natës mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës — Ja çfarë ndodhi

13 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.