Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Thirrjet fyese, Mirlind Daku flet për herë të parë mbi incidentin e bujshëm

LokimagazineLokimagazine26 June, 2024

Mirlind Daku ka folur për herë të parë lidhur me incidentin e bujshëm.

Ditën e djeshme pas rikthimit në Shqipëri ai ka dhënë një intervistë duke thënë se ky Europian nuk ishte ndoshta eksperienca më e mirë për të pas asaj që ndodhi.

Por, sulmuesi u shpreh krenar që ishte pjesë e Kombëtares teksa foli me superlativa për skuadrën.

“Europiani në përgjithësi ishte një eksperiencë shumë e mirë. Për mua jo shumë e mirë, duke marrë parasysh atë që ndodhi. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë. Po shohim se Kombëtarja çdo ditë po rritet më shumë dhe jam shumë i kënaqur që isha pjesë e Kombëtares në këtë Kampionat Europian.”-tha ai në një intervistë për Ora News.

Pas ndeshjes kundër Kroacisë, e cila përfundoi 2:2, Daku u përfshi në një incident që mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe po ashtu një ndërshkim nga UEFA. Kjo pasi sulmuesi në një moment ka marrë megafonin dhe ka bërë një thirrje fyese për maqedonasit dhe serbët.

Me anë të një deklarate zyrtare Daku ka kërkuar falje publike lidhur me një incident që ndodhi duke u shprehur se ishte nën efektin e emocioneve:

“Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”, shkroi Daku.

Related Posts

“Anuloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë lojtarin e kombëtares

17 June, 2025

“Pse kaq vështirë të shënoni gol?”- Rei Manaj jep përgjigjen arrogante (VIDEO)

11 June, 2025

Kombëtarja merr një goditje të fortë para ndeshjes me Letoninë, dëmtohet lideri i ekipit

10 June, 2025

Në gjendje jo të mirë, Manaj bën reagimin e parë pasi humbi penalltinë: Deklarata e plotë”

8 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kutia e zezë zbulon fjalët e fundit të pilotit para përplasjes së avionit

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.