Që kur u izoluan në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, duket se Egla, Ilnisa bashkë me Meritonin, nuk kanë ndër mend të bëjnë ‘paqe’, sidomos Egla dhe Ilnisa.
Teksa Ilnisa ishte duke ngrënë mëngjes, Egla i drejtohet:
‘Do të të bëja një p*rdhë të të përshëndesja por s’më vjen!’- ka thënë Egla, e ndërsa Ilnisa i ka kujtuar edukatën duke qenë se Egla është aktore, por sigurisht kjo e fundit nuk e ka lënë me aq.
‘Ha bukë aty mbytu edhe na lër rehat’- është shprehur sakaq Egla.
Pritej që ky izolim të kishte ndryshuar disi sjelljen e Eglës, ama duket se asgjë nuk ka ndryshuar!