Egla Ceno u skualifikua nga gara e “Big Brother VIP” ditën e djeshme.
Mirëpo pak më parë, në një video që faqja zyrtare e programit ka postuar në rrjetin social, Instagram, ka lënë të mendohet se aktoren mund ta shohim sërish me pjesën tjetër të banorëve.
Në video, Egla shihet e izoluar e vetme në një dhomë të bardhë, larg pjesës tjetër të shtëpisë.
Se çfarë pritet të ndodhë, do të na duhet të presim mbrëmjen e nesërme.