Emri i Heidi Bacit vazhdon ende të përflitet në “Grande Fratello”, edhe pse prej javësh ajo nuk është më pjesë e tij.
Dy prej banoreve të programit, gjatë një bisede në oborr, kanë folur për Heidin tek janë shprehur se u mungon shumë dhe e cilësuan si një femër shumë atraktive dhe seksi, ashtu sikurse Marilyn Monroe.
“Një konkurrente që nuk e mendoja që do më mungonte kaq shumë është Heidi. Ti do ishe dashuruar me atë, ajo ishte një femër e vërtetë. Heidi ishte dhe është shumë tërheqëse, super femër, si Marilyn Monroe. Ajo qeshte por të godiste me fjalët. E vetmja që e bëri Anitën për të qarë”, thanë ato ndër të tjera.