Dita e sotme është një ditë zie në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë.
Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Anna ka reaguar në rrjetet sociale për humbjen e madhe me një dedikim rrëqethës.
Teksa ka publikuar një foto me familjen dhe të ëmën ajo shkruan: “Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. “Ne” përgjithmonë!”
Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjonit.