Mbrëmjen e djeshme, Romeo Veshaj në puntatën e “Më lër të flas’, ka patur të ftuar Ermal Mamaqin.
Ky i fundit teksa fliste për projektet me Jonida Vokshin, bëri një ‘lapsus’ duke thënë Jonida Maliqi.
Në atë moment studio filloi të qeshte dhe Donaldi i parapriu duke thënë, “e përshëndesim Jonida Maliqin”.
Mirëpo pas të qeshurave të Ermalit, Romeo “u detyrua” ta përshëndesë Jonidën duke thënë:
“E përshëndesim dhe përqafojmë Jonida Maliqin, meqë e përmendi dhe Ermali”.
Kujtojmë se Romeo ka qenë në një lidhje me Jonida Maliqin e cila ka përfunduar prej kohësh.