Edhe pas ndarjes, ciftin Beart dhe Tea, i kemi pare shpesh ne intervista, por kurre nuk e kemi kuptuar arsyen e vertete dhe shkakun qe coi ne ndarjen e tyre.
Tea ka qene ajo qe ka dhene nje interviste eksluzive per applikacionin me te ri te Perputhen, ku u shpreh se lidhja me Beartin po fillonte te behej toksike dhe se ai ishte me te kudo qe shkonte.
Ndersa Bearti kishte vendosur mos te fliste kurre ne lidhje me kete teme, pasi donte ta mbante cdo gje private duke larguar keshtu zhurmen dhe vemendjen e madhe. Por, me rastin e intervistes eksluzive te Teas, ai ndau nje video te gjate me publikun duke u shprehur se cdo gje e ka bere per t’i qene ne ndihme Teas dhe se ka pritur e duruar gjate kohes qe Tea bente lojen e saj bashke me Andin brenda programit. Gjithsesi, ne ate video ai perseri nuk foli kunder Teas, ashtu sic kjo e fundit beri ndaj Beartit.
Nje nga arsyet qe u aludua per ndarjen e tyre ishte se Bearti kishte aktive llogarine e tij ne “Onlyfans” teksa ishte ne lidhje me Tean. Por, as kjo nuk rezultoi e vertete.
Bearti kishte organizuar nje pyetesor me ndjekesit e tij ne Instagram ku dikush e pyeti se a ka Onlyfans dhe pergjigjia e tij ishte kjo.
Tea ka patur gjithmone fytyren e saj engjellore me te cilen i ka bere te gjithe njerezit per vete, por ka patur edhe nje pjese te mire te publikut qe e kane quajtur manipulatore. Ndaj edhe per kete ceshtje duhet te shihet me tej sesa thjesht nje fytyre te bukur.