“Shikoj fytyra…”, Arbenita Ismaili ndan me ndjekësit fenomenin psikologjik që përjeton

Rrjetet sociale na përballin shpesh me terma të rinj, të cilët lidhen dhe me gjendje të caktuara perceptimi apo psikologjike.

Së fundmi kemi hasur një term në profilin e Arbenita Ismaili, i cili për shumë ndoshta nuk është i ri, por shumë ndjekës e kanë pyetur në lidhje me kuptimin.

“Pareidolia”, është një situatë psikologjike që mesa duket modelja e përjeton në jetën e përditshme.

Pareidolia do të thotë që shohësh një kuptim në një objekt, model ose formë e cila në të vërtetë nuk e ka.

Paridolia e fytyrës është aq e fortë sa që edhe modelet e paqarta të hijeve mund të duken se përmbajnë fytyra. Ndërsa shikimi i fytyrave në të gjitha llojet e objekteve dikur mendohej si një shenjë e psikozës ose një lloj çrregullimi, në ditët e sotme pareidolia shihet si një pjesë normale e përvojës njerëzore.