Duke qenë se është një prej repereve më të dashura për publikun, Tayna është gjithmonë qendër e mediave rozë, duke u folur për këngët e saj, por edhe për jetën private.
Jo rrallë herë është komentuar për jetën private, mirëpo nuk dihet gjë për lidhjet e saj të dashurisë. Ndërkohë që së fundmi Tayna ka bërë ripost një fotografi, ku shihet e ulur në prehrin e një personi misterioz.
Fotografinë e reperes kosovare e ka postuar shoqja e Taynas, Rina Malsori, e cila krahas fotos ka shkruar “Tayna me të dashurin misterioz”.
Sigurisht që është një shaka nga vajzat, por çdo gjë që poston reperja ngjall interes për fansat.
