Një nga provat e rradhës që banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” duhet të përmbushin është prova me lojën siameze.
Të ndarë në çifte, banorët duhet të vishnin vetëm një bluzë dhe të kryenin çdo veprimtari së bashku, përveç gjumit të darkës dhe përdorimit të tualetit.
Gjithashtu ata janë të lejuar të përdorin vetëm një dorë, mirëpo ky rregull nuk është respektuar nga banorët.
Armaldo dhe Jori kanë qenë ata që pa vetëdije i kanë përdorur të dyja duart duke prishur lojën.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Arbana u komunikoi banorëve se në qoftë se një çift thyen rregullat, loja prishet për të gjithë çiftet e tjerë.
Kjo ishte një mundësi për të rifituar 20 mijë euro në çmimin e madh që tashmë ka shkuar në €48000.
Nuk dihet nëse ‘Vëllai i madh’ do ta tolerojë këtë gafë të Armaldos dhe Jorit, apo do ua heqë sërish mundësinë për të rifituar paratë e humbura.