Një debat i fortë ka ndodhur para puntatës së të martës në prapaskenë. Ndërsa po përgatiteshin për nisjen e xhirimeve në studio Aristela, Ervisi, Antonela dhe Princi përfshihen në një debat mes njëri-tjetrit.
Aristela në studio është shprehur se fakti që Ervisi e mbron gjithmonë Sarën është një skenar nga ana e tij. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Ervisi, i cili i drejtohet ashpër Aristelës në dhomën e ndërrimit duke thënë se është ajo që po luan në të vërtet pasi tërë kohën shkruan me mesazhe. Ai thotë se nuk bën aspak skenar thjesht reagon ashtu sic e ndjen dhe e gjykon. Antonela e pranishme aty shprehet se ata ishin të karikuar sot për të folur. Kjo gjë e ka irrituar Princin, i cili thotë se asnjë nuk karikohet të vijë të ofendojë këtu. Antonela replikon duke thënë se ti ishe ai që më ofendove duke më thënë “llumi i Shqipërisë”. Princi i kundërpërgjigjet duke thënë që mos të luaj me njerëzit sepse blerimin e ke super djalë.
Këto debate vijnë fill pas ngjarjeve të javës së kaluar ku Princi akuzoi Antonelën, Jasminën dhe Sarën se ishin llumi i shoqërisë dhe jeni shembulli më i keq. Kjo shkaktoi një përplasje të fortë në studio me tyre dhe Princit çka duket se vazhdon të ndezë akoma debatet mes tyre edhe në prapaskenë. Pas kësaj si për inat të Antonelës, Princi shkoj dhe përqafon Blerimin duke i thënë se është një djalë shume i mir.