Mbremjen e djeshme u transmetua intervista e ish konkurentes me ne ze te Perputhen, Sindi Loci, per “Ne pranga” te TOA, ku sic kuptohet tema kryesore ishte pikersht “Perputhen”.
Shume ngjarje u treguan nga Sindi ne kete rrefim, por ajo qe u vu re ishte qendrimi i saj ndaj programit dhe personave realizues te programit, duke permendur ketu autoren Olsa Muhameti.
Edhe pse nuk permendi emra, ne disa nga pergjigjet e Sindit u kuptua se shume nga konkurentet e Per’puthen ishin marioneta dhe komandoheshin per veprimet e tyre, duke bere keshtu qe shume nga ngjarjet ne program te ishin thjesht per show dhe kaq, pa patur asgje te vertete.
Per kete u permend rasti i Oles dhe Muratit, te cilet sipas Sindit, nuk folem me me njeri tjetrin qe pas puntates ku dolen cift.
“Ishte dicka e stisur jo vetem nga dy personazhet. Peshku qelbet nga koka”- eshte shprehur Sindi duke lene te kuptojme se Ola dhe Murati kane qene te detyruar te dalin cift.
Madje edhe Sindit vete ka qene e detyruar per te bere nje takim te cilin nuk donte ta bente, qe ishte ai me Armendin dhe kjo per faktin se nuk mund te mbanin ne program nje personazh pa bere asnje takim.
Nje ngjarje tjeter e cila solli nje “boom” ne rrjetet sociale ishte dhe perplasja mes Sindit dhe Julit, ku ky i fundit iu drejtua me fjalet “vaji borshit”.
Pas revoltimit te Sindit e gjjthe mbeshtjetja e publikut u kthye nga Juli, pasi sipas tyre ishte thjesht nje shaka dhe nuk kishte nevoje te hiperbolizohej aq shume. Por qe, e verteta ka qene ndryshe.
Ne prapaske Juli i ka thene Sindit se ate fjale ia tha per show, fjale keto te cilat u kapen nga kamerat, por nuk u transmetuan kurre dhe kjo gje duket se nuk i ka pelqyer aspak Sindit.
Dicka tjeter per te cilen Sindi u shpreh, ishte edhe fama e marre nga ky program, ku u tregua vertete realiste.
Ajo tha se famen e madhe qe morren nga Perputhen mund te jete disi jo e merituar, pasi ai ishte nje program qe promovonte antivlerat, kishte skena apo genjeshtra te cilat njerezit i kane besuar dhe per kete i vinte keq, edhe pse ndihej mire kur mbeshtetesit i falnin dashuri apo kerkonin foto me te.