Vesel Kurtishaj ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin Wazzup, ku pasi foli për veten e tij dhe demantoi lajmet se do të jetë pjesë e formatit me VIP atij iu kërkua nga Enuri, prezantuesi i emisionit të ngrihet për të luajtur një lojë si pjesë e programit.
Veseli u pa teksa ecte me vështirësi dhe në një moment fshiu sytë dhe papritmas ra për tokë. Reagimi i stafit të emisionit ishte i shpejtë ndërsa transmetimi live u ndërpre menjëherë.
Pas shqetësimit të publikut për gjendjet e tij, Veseli u lajmërua përmes rrjeteve sociale duke thënë se është mirë.
“Shoqni, me falni shume qe ju kam shqetesu. Ke vetem moment qe su ndjeva mire. Jam mire e faleminderit shume per interesimin”, ka shkruar ai.