Luizi është shprehur disa herë në shtëpinë e BBV se situata që planifikoi për të nxjerrë në nominim Kristin dhe Armaldon e bëri në shenjë hakmarrje, duke i përmendur këtij të fundit momentin ku i shprehej Oltës se duhet të nominojë Kiarën, Bledin dhe Luizin.
Nisur nga kjo, Armaldo i është drejtuar Kiarës me “kërcënime” se do ta nxjerrë në nominim për t’u hakmarrë dhe ai ndaj Luizit.
Kjo bëri që Kiara të marrë më vete Luizin duke i thënë të mos e përmend më emrin e saj si argument hakmarrje në lojrat e tij.
Kiarës iu duk e arsyeshme t’i kërkojë Luizit të mos e përmend më sepse i trembet nominimit.
“Ti mua më ke përdorur në çdo hakmarrje që ke patur me banorët e tjerë, më ke përmendur. Çfarë dëmi më kanë bërë mua ata? Pse duhet të marrësh hak e të përmendësh një histori që unë e kisha harruar? Këtu jemi në lojë, nuk jemi jashtë. Mos ma përmend më emrin mua. Mos përdor një situatë timen. Pastaj unë ndjehem keq, ndjehem e përdorur nga ty dhe gjithë banorët e tjerë. Ka ardhur në një pikë që jam shumë e mbushur”.
“Mos përdor situatat e mia për të të leverdisur ty, je vetëm në lojë. Unë zgjedh qetësinë time, lumturinë time. Jam në pozitë të vështirë me ty për lojën tënde. Mos thuaj “po marr hak për Kiarën.” Mendon se do më bësh krenare po dole kur të dal unë? Nuk është gjë për të mu premtuar mua, ti mendon vetëm për vete, nuk mendon çfarë dua unë e çfarë ndjej unë. Unë nuk jam ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë që ti ke krijuar, i thua “i pabesë” Armaldos, edhe ti “i pabesë” je treguar. Ai normal që do të më vijë mua të thotë “do të fus thikë pas shpine”, unë nuk kam frikë, por është normale sepse ti më ke përfshirë në shumë situate që nuk kam dashur. Mos më bëj më hije, të jesh ti që përdor situatat e mija për t’u hakmarrë. U lodha sinqerisht me këto gjëra, të gjithë e dinë sa duhemi, por nuk është nevoja të hakmerresh për mua..”, u shpreh Kiara.