[ad_1]
Oppo prezantoi ditën e sotme versionin më të fundit të teknologjisë së kamerave nën ekran. Me këtë teknologji, një kamër selfie mund të vendoset nën ekran pa kompromentuar as integritetin e ekranit e as cilësinë e kamerës.
Ndryshe nga përpjekjet e kaluara të cilat reduktonin densitetin e pikselëve në pjesën e ekranit ku vendosej kamera në mënyrë që më shumë dritë të hynte nës ensor, Oppo përdor pikselë më të vegjël për të ruajtur të njëjtën mprehtësi të ekrani prej 400ppi si pjesa tjetër e ekranit OLED.
Oppo thotë se përdoruesit nuk do të vënë re asnjë diferencë vizuale mes hapësirës ku gjendet kamera nën ekran, dhe pjesës tjetër të ekranit.
Kompania ka treguar edhe një prototip me një aplikacion leximi.
Oppo ka publikuar edhe një foto shkrepur nga kamera selfie. Ende është vetëm një shembull në dritë të bollshme dhe pritet të shohim sesi performon në kushte të tjera.
Megjithatë është më mirë sesa fotot e realizuara nga kamera selfie nën ekran e ZE Axon 20 5G, telefonin i parë në botë me këtë teknologji. Axon 30 pritet ta përmirësojë më tutje eksperiencën dhe ZTE ashtu si Oppo pretendon për densitet pikselësh prej 400ppi. /PCWorld Albanian
[ad_2]