Pas largimit te tij nga Per’puthen, Arsim Abduli na beri me dije gjate nje interviste se e kishte gjetur dashurine e jetes se tij. Behej fjale per bukuroshen e quajtur Pranvera, e cila fitoi nje simpati te madhe nga ana e publikut dhe kjo per shkak te ciltersise dhe bukurise se saj, dhe me e rendesishmja, per dashurine qe e shprehte hapur ndaj Arsimit.
Mirepo, para pak kohesh duket se ata i dhane fund marredhenies se tyre dhe kjo na u be e ditur me ane te disa postimeve ne rrjetet e tyre sociale.
Pas ketyre postimeve nuk degjuam me per ciftin per disa kohe, por tani duket se kemi nje lajm te gezueshem!
Pranvera postoi nje video ne InstaStory-n e saj, ku dukej se ishte ne shoqerine e Arsimit dhe djalit te tij Lion, me te cilin Pranvera ka marredhenie shume te ngrohte dhe duket qartazi se ka shume dashuri mes tyre.
Videoja tregonte se te tre po kalonin momente te bukura krah njeri tjetrit dhe kjo mjaftoi qe ndjekesit te aludonin per nje rikthim mes tyre.
Asgje nuk eshte e konfirmuar, por do te na behej shume qejfi nese do te kishte nje rikthim te ketij cifti shume te dashur nga publiku.