Duket se suprizat nuk kanë të mbaruar nga Luana Vjollca!
Pak pasi bëri mbylljen e një sezoni të suksesshëm të show-t argëtues, “Zemër Luana”, moderatorja bëri me dije se së shpejti do të sjellë programin me famë botërore në Shqipëri.
“Love Island” është emisioni dating që pritet të fillojë në stinën e verës, për të cilin Luana tregoi pak ditë më parë se ka blerë patentën e programit.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq!
Pak më parë moderatorja ka treguar se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi.
Me anë të disa postimeve në InstaStory ajo ka ndarë datën 30 Prill dhe disa pamje nga skenat e filmit.
Nga ana tjetër, Luana është duke punuar edhe për këngën e saj të re që pritet të publikohet së shpejti.