Efi nuk e ka kapërdirë dot videon ku shikonte si protagonist Luizin dhe Kiarën që flisnin pas shpinës së saj dhe ka “shpërthyer” pas prime-t.
Me tone të ulta por të ashpra, Efi ka debatuar me Kiarën.
Ishte Kiara ajo që iu shpreh Efit se inatin që ka me Luizin mos t’ia nxjerrë asaj pasi nuk e toleron më.
Nga ana tjetër, Efi u përgjigj se Kiara është mashtruese dhe se nuk i intereson më as për të dhe as për Luizin.
Që pas rikthimit në reality show, vajzat janë përplasur shpesh mes tyre, duke sjellë dhe histori të ndodhura jashtë BBV për të cilat banorët e tjerë nuk janë në dijeni, por që nuk u penalizuan kurrë .