Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Më shumë se 34.000 çifte u ndanë pasi panë këtë ‘stand-up comedy’, por pse?

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Daniel Sloss i ka dhënë fund të paktën 34,000 marrëdhënieve dhe 93 martesave me komedinë e tij të veçantë në Netflix “Jigsaw”. Megjithatë komediani 28-vjeçar tregon për shifra edhe më të mëdha:

“Nëse do të isha realist, do të thosha rreth 50,000 ndarje. Ende marr emaile çdo ditë.”

Sidoqoftë, Sloss tregon se “Jigsaw” nuk ishte kurrsesi një shfaqje ndarjeje.

“Ishte një letër dashurie për beqarët. Unë thjesht thashë ca gjëra që njerëzit kishin nevojë t’i dëgjonin, shkurtimisht: Nuk keni pse të kërkoni pak (shprehja e përdorur nga Sloss ishte: “You don’t have to settle”). Nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar.”

Në stand-up comedy-në e 2018-ës, Sloss tregon një analogji që babai i tij i kishte thënë dikur si fëmijë i vogël: Një krahasim i jetës me bashkim pjesësh dhe figurash (puzzle), ku në qendër qëndron dashuria. Vazhdimi merr një kthesë të papritur. Sloss përdor kujtimet e tij për të kritikuar shoqërinë për promovimin e një ideologjie joreale të romancës, për t’i bërë fëmijët e vegjël të besojnë se çdo princeshë Disney ka nevojë për një princ simpatik dhe anasjelltas.

Me ndihmën e rrjeteve sociale, kjo shpesh na detyron të fusim një person të gabuar në puzzle-in tonë, njerëz që në të vërtetë nuk përshtaten në jetën tonë, sipas Sloss. “Sepse më mirë të kemi dikë në jetë, sesa të shkojmë kundër normave të vendosura nga shoqëria”, siç thotë ai.

“Disa njerëz janë më të dashuruar me idenë e dashurisë sesa me personin me të cilin janë. Brezi im ka romantizuar idenë e romancës dhe kjo është kanceroze”.

Më pas, komediani inkurajon njerëzit e audiencës së tij të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre. A përshtatet partneri vërtet në puzzle-in e jetës suaj? A përshtateni ju në puzzle-in e tij? Nëse jo, pranoni që vitet e fundit të jetës suaj kanë qenë humbje dhe thjesht vazhdoni, sugjeron ai. Dhe, mesa duket, shumë veta e bënë vërtet këtë.

Sloss e përdor komedinë si një mjet, jo vetëm për t’i bërë njerëzit për të qeshur, por edhe për të ngritur pyetje kritike dhe pse jo, filozofike, në lidhje me mënyrën si mendojmë.

Në një tjetër shfaqje, “X”, komediani flet për “burrërinë toksike”. Materiali i tij është padyshim i pa filtruar, vulgar dhe brutalisht i sinqertë. Kjo qasje e guximshme e Sloss e ka ndihmuar atë ta bëjë audiencën për vete që në moshën 17-vjeçare. Sot, Daniel është një yll ndërkombëtar në botën e komedisë.

/newsweek, anabel

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas së tij

E rëndë në Shqipëri/ Mbytet në lumë 22-vjeçari (Emri)

Shqiptari hero vendos t’i bëjë tatuazh në trup dy fëmijët që u mbytën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.