Kim Kardashian na vuri ne dijeni se marka e saj madheshtore e bukurise “KKW” nuk do të jetë për disa kohë në treg dhe do të vijë më pas sërish, por ndryshe. Ajo ka njoftuar fansat se kjo markë do të mbyllë faqen e internetit për të ri-nisur më vonë me një pamje krejtësisht të re.
Akoma nuk janë të qarta shkaqet që e kanë sjellë Kim drejt këtij vendimi. Ylli bëri të ditur se marka do të vijëme formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re më të mirë në disa drejtime.
Duket se Kim Kardashian e ka totalisht të pamundur të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Kanye West. Ajo plotësoi letrat për divorc nga reperi në muajin shkurt dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim të dashurisë, por deri më sot ka rezultuar pa fat.