Pas arrestimit te kengetares Fjolla Morina ku dyshohet per trafikim me arme dhe arratisje nga vendi i paraburgimit, Gjykata Themelore e Prishtines vendosi qe Morina te qendroje 40 dite ne paraburgim.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Kane kaluar disa dite qe nga arrestimi i Fjolles dhe sot per here te pare, Fisnik Syla bashkeshorti i kengetares, ka reaguar ne rrjete sociale.
Fisniku ka publikuar në Instagram disa foto nga dita e dasmës me Fjollën që u organizua në ishujt Maldives, ndërkohë që këngëtarja ishte në kërkim nga policia. Fisniku shprehet se të dy bashkë do e kalojnë këtë sfidë dhe është i bindur se drejtësia do të fitojë.
“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku në postimin e tij.