Vendin e Elon Musk e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH, dhe familja e tij.
Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.
Kurse shefi i ri i Twitter-it, Elon Musk, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, aksionet e Tesla-s ranë rreth 4 për qind mëngjesin e së mërkurës.