Çfarë po ndodh mes futbollistit të Barcelonës dhe Arta Nitaj? Detaji që na habiti te gjitheve

Arta Nitaj është ndër vajzat më të komentuara të showbizit në Kosovë e cila tërheqë vëmendjen shpesh me pozat në rrjetet sociale ku vihen re linjat perfekte të modeles.

Shumë e përfolur është edhe rreth jetës private dhe hera-herës në media është lakuar krah emrave të ndryshëm, ku padyshim më të bujshmit kanë qenë Bruno dhe Adnan Januzaj. Megjithatë, vlen të përmendet se asnjë prej këtyre zërave nuk është konfirmuar.

Sakaq, së fundmi ajo është bërë kryefjalë e mediave rozë sërish pasi është vënë re se futbollisti i Barcelonës dhe Holandës, Memphis Depay, ka filluar ta ndjekë atë në Instagram.

Sulmuesi i njohur që ndiqet në Instagram nga rreth 13 milionë ndjekës duket se u josh nga bukuroshja shqiptare dhe e shtoi në listën e pak personave që ndjek.

Kaq ka mjaftuar që tek ndjekësit të nisin polemikat dhe të aludohet se si janë njohur dy protagonistët dhe se çfarë fshihet pas këtij “follow”.