Ylli i platformës gjigande “TikTok”, Charli D’Amelio, duket se e ka kaluar fundjavën e 4 korrikut (dita e pavarësisë e SHBA-ve) në një nga festat më të famshme që u bënë në vend.
17-vjeçarja ka qenë në party-n ku e pranishme ishte edhe këngëtarja e njohur Beyonce, së bashku me motrën e Charli, Dixie D’Amelio.
Duket se një video e Charli-t duke kërcyer është bërë virale dhe i ka bërë njerëzit të komentojnë të acaruar në internet. Videoja u postua nga reperja JT në “Instagram” dhe në disa prej komenteve njerëzit duken të habitur që Beyonce dhe Charli janë në të njëjtin vend.
Disa të tjerë ndaluan tek fakti që një 17-vjeçare ndodhet si pa të keq në një festë të rriturish.
.@charlidamelio ??? pic.twitter.com/1AVxwQDuFx
— ✮ (@JataviaSwae) July 5, 2021
Të tundësh të pasmet para një grupi grash të rritura? Nuk ka asgjë të keqe të bësh twerk, por ajo është një minorene përpara disa vajzash 25+ vjeçare?! Ku i ka prindërit?
Komente të tjera thonë:
Në rregull, është jeta e saj le të bëjë ç’të dojë, por është edhe vetëm 17 vjeç në një club?! Ajo është 17. Kush e la të hynte?
Megjithatë, disa nga fansat e zjarrtë të saj, kanë nxituar për t’i dalë në mbrojtje duke e justifikuar se motra dhe prindërit e Charli-t kanë qënë gjithashtu aty atë mbëmbje dhe se nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë.
Disa të tjerë mendonin se ajo ka gjithë të drejtën botës për të bërë atë që ajo dëshiron ashtu si gjithë njerëzit e tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=TDbCeI8VZLA