Kur Beyonce u shfaq për herë të parë e veshur nga Valdrin Sahiti nuk mund ta besonim, ndërsa tani nuk na bën më çudi.
Të gjithë e dinim që ajo mund të ishte hera e parë, por jo e fundit që do ta shihnim yllin e muzikës të veshur me krijimet e stilistit shqiptar.
Dhe ja ku e bëri sërish! Beyonce zgjodhi përsëri një fustan të Valdrin Sahitit për paraqitjen e saj në London Film Festival.
Këngëtarja u shfaq me një fustan të zi velvet me dekolte në formë V-je, të gjatë dhe të ngushtë pas trupit dhe sigurisht që shkëlqente!
“Ja ku jemi…. Mbretëresha me fustanin e saj të zi të preferuar. @beyonce Të duam”, ka shkruar faqja zyrtare e Valdrin Sahitit në Instagram.