Megjithëse janë parë më të afërt kohët e fundit, Luizi ka treguar sot se nuk do e fali kurrë Armaldon për atë cka bëri disa javë më parë, referuar nominimit për partneren e tij, Kiarën.
Në një diskutim me Kiarën, Luizi tregoi se njerëzit që i kanë bërë dëm nuk i harron kurrë.
Madje këngëtari u betua edhe për babain e ndjerë se veprimin e Armaldos nuk e fal.
“Ti kujton se e harroj atë gjë unë. Betohem për shpirt të babës nuk e fal. Unë nuk i harroj kurrë njerëzit që më kanë bërë dëm”, thotë ndër të tjera Luizi.
Kujtojmë se debati i ashpër mes Luizit dhe Armaldos disa javë më parë, bëri që ky i fundit në një diskutim me Oltën, ti sugjerojë se nëse i jepet mundësia për kutinë e pandorës, të nxjerrë në nominim “kokë më kokë” Kiarën, Luizin dhe Bledin.