Tradhtia ndaj Shakirës ‘peshon’ shumë, Kolumbia merr vendimin e papritur ndaj Pique

Duket se tradhtia ndaj Shakirës do i peshojë shumë futbollistit Gerard Pique.

Lojtari i Barcelonës thuhet se do të shpallet ‘non-grata’( një person i padëshiruar) në Kolumbi, vendin e origjinës së këngëtares Shakira.

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.