Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Sipas të dhënave të para sizmologjike, tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durres, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë etj.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje-Hercegovinë me magnitudë 5.9 në një thellësi 2 kilometër nëntokë.
Nga tërmeti në vendin tonë nuk ka raportime për dëme materiale.
Për të ç‘dramatizuar pak situatën ka reaguar edhe aktori shqiptar Donald Veshaj, i cili bën reagimin epik, edhe pse s’dimë të qeshim apo të qajmë.
“Le të fillojnë telefonatat: “A e ndjeve tërmetin?”, shkruan aktori i humorit.