Surprize! Beatrix Ramosaj zbulon se me ke artiste do te jete bashkepunimi muzikor i rradhes!

Beatrix Ramosaj do të bashkojë forcat me tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj për të sjellë kështu bashkëpunimin e tyre të parë.

Këtë e la të nënkuptohej Albëria me një foto të postuar në InstaStory, ku ishte në një studio muzikore, teksa ka etiketuar Beatrixën.

“Vjen shumë shpejt”, shkroi Albëria në mbishkrimin e fotografisë, e cila më vonë u ripostua edhe nga Trixa.

Të dyja këngëtaret i pamë për herë të parë në një duet së bashku në kohën kur Albëria i bëri mbesës së saj një surprizë në Big Brother.

Të dyja kënduan një nga hitet e padiskutueshme të karrierës së Albërie Hadërgjonajt, “Asnjëherë”.