Aktualisht, interneti mendon se Rita Ora, Taika WaititI dhe Tessa Thompson janë një “throuple” – pra, në marrëdhënie treshe.
Në maj të 2021-shit, Ora dhe Waititi po kalonin kohë në Australi, ku regjisori i njohur po xhironte “Thor: Love and Thunder”, me protagoniste Tessa Thompson.
Ata ndezën thashethemet për lidhjen treshe kur u panë duke u përqafuar dhe puthur në shtëpinë e Waititi-t në Sydney.
Në atë kohë, Waititi nuk u shqetësua nga cirku mediatik, duke thënë:
“Mendoj se në botën e internetit gjithçka kalon shumë shpejt. Dhe për më tepër, a është ndonjë hata e madhe? Jo, jo dhe aq. Nuk po bëja asgjë të keqe. Është okay.”
Rita Ora dhe Taika Waititi sapo kishin konfirmuar lidhjen e tyre në prill të atij viti në gusht të 2022-shit, u martuan.
Tani, në janar të 2023-shit, këngëtarja vendosi të flasë përsëri për zërat.
“Thjesht kam zgjedhur të mos flas sepse janë lajme qesharake. Zgjodha të mos e pranoj, thotë ajo.
Rita shton:
“Kur flitet për gjëra kaq absurde, të cilave vështirë t’ju gjesh kuptim, është më mirë t’i injorosh. Këtë qasje e kam për shumë gjëra. Thjesht nuk kam pse të jap energji për diçka që nuk ekziston. Është njësoj si të përpiqesh të shpjegosh diçka që nuk ka ndodhur.”
Lidhur me fotot, ajo u shpreh:
“A keni pirë ndonjëherë dhe papritmas, të gjithë janë miqtë tuaj më të mirë? Ajo foto ishte vetëm fotoja e një grupi miqsh që po kalonin mirë.”
Sidoqoftë, Ora ndihet e lumtur dhe krenare që fotot i sollën mbështetjen e komunitetit LGBTQIA+ dhe ajo është “e frymëzuar për mënyrën sesi e gjithë kjo po normalizohet publikisht“.