Mbrëmjen e djeshme gjatë largimit të Amosit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari u pa mjaft e prekur emocionalisht, madje shpërtheu edhe në lot.
Mirëpo ndryshe nga Olta, opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari u panë duke qeshur pas veprimit të saj.
Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi Gerta, motra e Olta Gixharit, teksa ishte e ftuar në “Shqipëria Live”.
“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”, tha ajo.