Pak kohë më parë, modelja 25-vjeçarja Bella Hadid tregoi për Vogue se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe se tani ështe penduar.
Pavarësisht ndryshimeve në fotot ndër vite, Hadid i ka mohuar prej vitesh aludimet për ndërhyrje, por kësaj radhe ajo u shpreh:
“Do doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi.”
Pas deklaratës, pjesa më e madhe e komenteve u përqendruan tek Yolanda Hadid, mamaja e modeles. Ja disa nga reagimet:
#1
“14?? Mamaja e saj është vërtetë e ligë!”
#2
“Mendoj se një prind i mirë nuk do e lejonte fëmijën 14 vjeç të bëjë ndërhyrje estetike, duke marrë parasysh efektet.”
#3
“Duke humbur besimin te Yolanda minutë pas minute”
#4
“Turp për prindërit që e kanë lejuar këtë gjë!”
#5
“Yolanda i thotë ‘po’ për hundën, por nuk e lë të ha tortë në moshën 17-vjeçare.”
Sa e pranueshme është vërtet të kryesh rinoplastikë në moshën 14-vjeçare?
Sipas mjekut Pietro Palma, minimumi i moshës ku djemtë mund të bëjnë hundën është 15 vjeç dhe 14 vjeç për vajzat.
Megjithatë, si moshë ideale konsiderohet rangu nga 18 deri në 40 vjeç. Gjatë kësaj moshe, individët janë zhvilluar fizikisht dhe mendërisht mjaftueshëm për te vendosur, pa u penduar.