Heroi i Argjentinës, Emiliano ‘Dibu’ Martínez, pati një reagim jo shumë të hijshëm në momentin kur mori trofeun e “Dorezës së Artë” (Golden Glove), si portieri më i mirë në Kupën e Botës 2022.
Ai është shprehur se ka bërë gjestin vulgar, pasi dëgjoi se turma e Francës po e shante.
“Francezët po brohorisnin ‘boo’ për të më ulur. Nuk mund ta bëja për arrogancë”, është shprehur Martinez për radion La Red.
Megjithatë, nuk është hera e parë që Martínez feston marrjen e një vlerësimi në këtë mënyrë. Siç mund të shihet në foton më poshtë, ai gjithashtu bëri një gjest shumë të ngjashëm pasi mori çmimin e portierit të turneut në vazhdën e fitores së Argjentinës në Copa América 2021.
Hay cosas que nunca cambian
A la izquierda: Dibu Martínez con el trofeo de Mejor Portero del Mundial
A la derecha: Dibu Martínez con el trofeo de Mejor Portero de la Copa América. pic.twitter.com/xVXI7ribR4
— f5futbol (@f5_futbol) December 18, 2022
Martínez, 30 vjeç, i cili ka 26 paraqitje ndërkombëtare, u bë argjentinasi i parë që fitoi “Golden Glove”, pasi luajti një rol vendimtar në triumfin e tretë të Argjentinës në Kupën e Botës.