Përveç Megi Pojanit, një tjetër konkurrent i DWTS i bashkohet “BBV Fan Club” si opinionist

“Big Brother Vip Fan Club” do të startojë në 8 Janar në ekranin e Top Channel për të diskutuar temat më pikante dhe më të bujshme që ndodhin brenda shtëpisë.

Një suprizë e papritur për publikun ishte përzgjedhja e moderatores.

Në pamundësi të Dojna Memës për të prezantuar këtë edicion të dytë të programit, këtë vit moderimi i është besuar ish finalistes së DWTS ,Megi Pojanit.

Mirëpo, një tjetër ish finalist do të jetë pjesë e këtij programi.

Faqja zyrtare e Fan Club bëri me dije se në rolin e opinionistit do të jetë Ardit Çuni, gjykimet e të cilit do të bazohen edhe mbi përjetimin e tij si pjesmarrës në edicionin e parë të BBV.

https://www.instagram.com/reel/CnIBC4wIkXo/?igshid=YmMyMTA2M2Y=