Vendimi i Dea Mishel në Prime-n e fundit të “Big Brother VIP” për të nxjerrë në nominim Luizin, Kiarên dhe Efin, që më pas çoi në daljen e kësaj të fundit, u shoqërua jo vetëm me diskutime dhe debate në shtêpi, por edhe jashtë, teksa një pjesë e mirë e publikut dhe sidomos fansat e grupit LEK kanë shkuar deri në ofendime ndaj banores.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi babai i Dea Mishel.
Sipas tij, Dea me zgjedhjen e saj ka treguar karakter dhe ka qëndruar e palëkundur ndaj vendimeve të saj, cilësi që i zotëron edhe jashtë, pavarësisht se ështe edhe emocionale dhe e ndjeshme.
Nga ana tjetër, ai po ashtu tha se vajza e tij nuk ka ofenduar e nuk ka mashtruar askënd, duke i dalë përballë çdo situate dhe komentet që janë parë në rrjet nuk i meriton.
https://www.instagram.com/reel/CoXsOxPu94n/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Kujtojmë që babai i Deas është bërë protagonist edhe më parë në reality show, teksa e surprizoi të bijën me një letër ku inkurajonte edhe në atë rast lojën dhe sjelljen e saj.