Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me romancën e Luizit dhe Kiarës.
Pas astrologut të njohur ditën e djeshme, ku u shpreh se çifti do t'a vazhdojë lidhjen edhe jashtë shtëpisë së BBV, së fundmi ka folur dhe motra e Olta Gixharit, Gerta.
Teksa ishte e ftuar në Wake Up ditën e sotme, Gerta renditi arsyet pse lidhja e Luizit me Kiarën nuk do të funksionojë jashtë BBV.
“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara.
Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen.
Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit,”-u shpreh Gerta Gixhari.