Bledi Mane u largua pak javë më parë nga “Big Brother VIP”.
Ai ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin, por vendosi të largohej duke thënë se nuk dëshironte të ndante çiftin.
Mirëpo mbrëmjen e djeshme Bledi tha se e ka dëgjuar shpesh Luizin ta përmendë me mirënjohje brenda shtëpisë, ndërsa Kiara nuk e ka bërë kurrë, gjë që e bën moderatoren mosmirënjohëse sipas tij.
“Kiara ka treguar që është mosmirënjohëse’, tha ai.
Sa i përket Kiarës, së fundmi moderatorja ka qenë mjaft në qendër të vëmendjes pas një avantazhi që iu dha nga “Vëllai i madh”.
Kiara pati mundësinë të dijë mendimin që publiku ka për të deri në këtë pikë të lojës.
Mes pamjeve që iu shfaqën ishte dhe mikesha e saj Efi, e cila shprehej se Kiara e ekzagjeroi veprimin e Luizit në lavaman, duke mos e konsideruar aspak dhunë, ndryshe nga pjesa më e madhe e banorëve apo opinionistëve.
Nisur nga fjalët e Efit, Kiara u pa mjaft e prekur dhe se nuk i priste aspak ato fjalë.
Megjithatë Efi shtoi se videoja e shfaqur është nxjerë nga konteksti.