Momenti ku Bora Zemani shfaqet duke u puthur ne buze me nje mashkull behet viral, ja si qendron e verteta (Foto)

Diten e sotme, nje foto e Bora Zemanit duke shkembyer puthje ne buze me nje mashkull u be virale ne rrjetet sociale.

Me vone, u mesua se behet fjale per balerinin e njohur shqiptar, Graciano Taganin.

Por, si qendron e verteta e kesaj fotoje?

Në fakt kjo foto i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt.

Pamjet janë shkëputur në një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte në atë kohë pjesë e balerinëve.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin.

Në përfundim të performancës, anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet me batutë se puthja nuk ishte pjesë e performancës, por Bora i përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.