Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që ka qëndruar larg intervistave dhe rrjeteve sociale, pas përfundimit të formatit.
Por së fundmi ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pasi është shfaqur në disa intervitsa televizive.
Në një dalje të fundit ajo ka rrëfyer detaje të reja nga rrugëtimi i saj në formatin “Big Brother Vip.”
Moderatorja kosovare ka zbuluar se pas daljes ka qenë e penduar që ka hyrë në një format të tillë pasi ka kaluar shumë momente të vështira aty.
Ndër këto momente, Egzona veçon si më të vështirën atë të lojës së Beatrix Ramosajt, duke shprehur se e ka bërë të ndihet shumë keq.
“Më të vështirë e ka bërë fakti që unë kam hyrë në lojë shumë vonë, e ka bërë shumë të vështirë qëndrimin tim. Ne banorët që hymë më vonë, hymë në një betejë që kishte përfunduar. Brenda përballesh më një realitet që jashtë s’ke dashur ta besosh. Banorët brenda e kanë pasur mendjen tek loja e tyre dhe nuk iu ka interesuar shumë kush ka hyrë. Nuk ndihesh e barabartë me të tjerët. Nëse do më pyesnin kur kam dalë kisha thënë “jam penduar”, sot jo nuk mendoj se jam penduar. Ndërsa brenda shtëpisë momenti më i vështirë ka qenë misioni që ka bërë Beatrixa, ka qenë shumë i vështirë për mua, sidomos kur e kam kuptuar që në Prime nuk është dukur ashtu siç e kemi marrë ne. Ka qenë thyerja ime më e madhe të cilën nuk kam mundur ta rimarr veten edhe më tej.”– tha Egzona në një intervistë për “T7.”
E pyetur se çfarë do të bënte ndryshe, Egzona tha:
“Nuk kisha hyrë në atë fazë të lojës por edhe nëse do të kisha hyrë nuk do t’i kisha kursyer njerëzit që nuk më kanë kursyer mua. Kush i ka ndjekur e di se për kë e kam fjalë.”- referuar kështu situatave me Beatrix Ramosajn.
Sa i përket raporteve me ish-banorët e tjerë Egzona nuk preferoi të përmendë emra pavarësisht se u pyet për disa persona specifikisht, përfshirë këtu edhe Donald Veshajn.
Ajo zbuloi se ka ruajtur raporte me ata që ka pasur shoqëri edhe brenda shtëpisë, ndërsa përfundoi duke thënë se ka kontakte edhe me “atë që po pyesnin”
“Kam zgjedhur të ruaj raporte të ruaj raporte me ata që kanë zgjedhur të ruajnë raporte me mua. Unë nuk jam tip që imponohem. Kam zgjedhur rë mbaj raporte me njerëz që i kam pasur afër dhe kur kam qenë brenda, kam kontakte me disa prej tyre. Unë nuk dua të veçoj askënd prej tyre, jam ok me disa prej tyre, me disa skemi pasur kontakte sepse ka qenë e dyanshme. Edhe shoqëitë që kanë qenë brenda kemi parë si kanë përfunduar jashtë shtëpisë. Kam kontakte dhe me atë që po pyesni ju.”- tregoi Egzona.