Dita e sotme është e trishtë për këngëtarin Butrint Imerin.
Këngëtari i njohur ka humbur gjyshin e tij, babain e nënës, Ramadan Berisha. Lajmin prekës e ka ndarë Butrinti duke publikuar një nga fotot e tyre nga takimet e fundit në spital ku gjyshi i tij po kurohej.
“Te dashur miq, Me pikellim te thelle ju njoftoj se prindi im u nda nga kjo jete! Per kohen e varrimit ju njoftojme se shpejti. Perzemersisht,”, ka shkruar daja i Butrintit, avokati i njohur Besnik Berisha.