Të gjithë duan një jetë të mirë seksuale. Por çfarë çon në kënaqësi më të madhe seksuale?
Shumë studime kërkimore e kanë eksploruar këtë pyetje dhe më poshtë do të gjeni disa nga rezultatet e këtyre studimeve. (Shumica e të dhënave janë nga çifte heteroseksuale.)
Marrëdhënie më e lumtur: Seksi është më i mirë kur ju dhe partneri juaj në përgjithësi shkoni mirë dhe jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj (Freihart et al., 2020).
Komunikimi më i mirë seksual: Ju dhe partneri flisni hapur për dëshirat dhe nevojat tuaja seksuale. Cilësia e komunikimit seksual duket të jetë më e rëndësishme se shpeshtia e këtyre bisedave (Mallory, 2022). Komunikimi duket se ndihmon si duke krijuar intimitet, ashtu edhe duke ndihmuar partnerët të plotësojnë nevojat seksuale të njëri-tjetrit.
Më pak konsumim i pornografisë: Hulumtimet tregojnë se konsumimi vazhdueshëm i pornografisë çon në kënaqësi më të ulët seksuale, si për personin që shikon pornografi ashtu edhe për partnerin e tyre. Megjithatë, duhet thënë edhe se korrelacioni midis përdorimit të pornografisë dhe kënaqësisë seksuale është më i lartë për burrat sesa për gratë.
Përqafimet dhe puthjet e shpeshta: Intimiteti fizik joseksual lidhet me seksin më të kënaqshëm. Puthjet dhe përqafimet pas seksit gjithashtu çojnë në një jetë seksuale më të lumtur (Freihart et al., 2020).
Intimitet më i madh: Hulumtimet kanë zbuluar se në ditët kur çiftet ndihen më intimë emocionalisht me partnerin e tyre, ata janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale (Rubin & Campbell, 2012).
Seksi më i shpeshtë: Frekuenca e seksit është një nga parashikuesit më të fortë të kënaqësisë seksuale (Freihart et al., 2020); çiftet që ndalojnë së bëri seks shpesh priren të jenë më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
Shumëllojshmëria: Nuk është vetëm frekuenca e seksit ajo që ka rëndësi; shumëllojshmëria është gjithashtu e rëndësishme. Çiftet që ndajnë lloje të ndryshme seksi (anal, oral etj) raportojnë mesatarisht një kënaqësi më të lartë seksuale.
Barazia në fillimin e seksit: Kënaqësia seksuale ulet kur një partner është gjithmonë ai që fillon seksin. Në këto marrëdhënie, mund të ketë besime të padobishme për seksin (burri duhet të fillojë gjithmonë) ose një mospërputhje në dëshirën seksuale.
Funksionimi seksual: Problemet me mosfunksionimin seksual, si dhimbja gjatë seksit ose vështirësia në mbajtjen e ereksionit, çojnë në kënaqësi më të ulët seksuale. Fatkeqësisht, mosfunksionimi seksual në një partner tenton të ketë efekte të forta në kënaqësinë seksuale tek të dy partnerët (Freihart et al., 2020).
Orgazma e vazhdueshme: Sigurisht, arritja e orgazmës është një parashikues i rëndësishëm i një jete seksuale të kënaqshme.
Kënaqësia nga jeta: Së fundi, një jetë e lumtur dhe një jetë e lumtur seksuale priren të shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën (Velten & Margraf, 2017). Këto dy variabla kanë efekte reciproke të tilla që kënaqësia nga jeta çon në kënaqësi seksuale dhe anasjelltas.
Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale, të dhënat e mësipërme sugjerojnë disa mënyra të mundshme për ta përmirësuar atë. Për shembull, eksploroni komunikim më të hapur me partnerin tuaj për seksin, zvogëloni ose eliminoni pornografinë nga jeta juaj dhe shtoni ca risi në dhomën e gjumit.