Ndryshe nga shumë histori dashurie të cilët përfunduan shumë shpejt pas daljes, historitë e miqësisë në programin “Përputhen” rezultuan të ishin ato më afatgjate.
Një ndër këto histori miqësie është dhe ajo mes Fation Kuqarit dhe Atdhe Xharavinës të cilët krijuan një raport të mirë në “Përputhen” miqësi e cila vazhdoi edhe sot.
Të ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon Fationi dhe Atdheu u vunë përballë njëri-tjetrit duke zbuluar disa sekrete të vogla mes tyre. Fationi foli për mikun e tij duke thënë se:
“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka.
Më tej ai vazhdoi duke thënë:
“Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin.
Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë”-zbuloi Fatjoni.
Moderatorja gjithashtu pyeti Fatjonin per emrin e te dashures se Atdheut, ku ne forme shakaje ai shkroi emrin e ish konkurrentit te Per’puthen, Mevlan Shaba.