Edhe pas situatës së rëndë me të cilën u ndesh, duket se Luizi e kishte ende mendjen tek opinioni dhe zhgënjimi i Kiarës ndaj tij.
Ditën e sotme ai e ka marrë më vete në dhomën e gjumit për t’i kërkuar falje me lot në sy, mirëpo Kiara ka refuzuar të vazhdojë t’i qëndrojë afër apo të komunikojë me të.
E dyjëzuar mes dy opsioneve të historisë dhe me dikë që e njeh prej pak kohësh, ajo e ka patur të vështirë t’a besojë Luizin, ndaj i ka kërkuar mos të vazhdojë me të njëjtën sjellje ndaj saj pasi nuk e beson dot më për asnjë fjalë që ai thotë.