Dashi: Kjo e hënë është një nga ato ditë që ju shkon për shtat sepse ecën me moton ditë e re-javë e re, fillim i ri. Shtoji kësaj dhe faktin që Hëna ju buzëqesh. Në punë përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme.
Horoskopi i Paolo Fox Demi: Jeni zhytur në pështjellim, koka po ju zien nga konfuzioni, keni arritur në pikën që nuk jeni të qartë as me veten tuaj. Çfarë po bëni kështu? Sa për punën, fort e më fort vazhdoni dhe rezultatet nuk do të vonojnë shumë.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Duket sikur jeni zhytur në një gjumë letargjik sa i përket ndjenjave. Emocionet janë bërë bingo, duket sikur ju dhe emocioni jeni armiq për bè. Çohuni dhe shkunduni, zgjojini tani! Hidhini një sy dhe çështjeve të punës sepse ka acarime me disa kolegë. Më e pakta që mund të bëni është shpërfillja.
Horoskopi i Paolo Fox për Gaforren: jeta dhe dashuria tashmë ju kanë vënë në provë, por mos u dorëzoni. Në punë duhet të përshpejtoni pak gjërat nëse doni të keni rezultate.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: miqësitë janë më të rëndësishme për ju sesa dashuria, por mbase mund të bëni disa përjashtime tani e tutje, do të ishte mirë. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të ketë mundësi të shkëlqyera në të ardhmen e afërt.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: disa situata të së shkuarës vazhdojnë të dalin në sipërfaqe me këmbëngulje. Puna po shkon mirë, vazhdoni kështu, sepse edhe Jupiteri ju buzëqesh.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: dashuria nuk do të vonojë, ndërkohë vazhdoni të kultivoni miqësi, ata duhen përherë. Puna mezi po ecën përpara, jeni të lodhur, keni nevojë për pushim.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: emocionet do të rriten sepse Hëna po hyn në shenjën tuaj. Situatë pozitive astrologjike edhe për punë dhe biznes gjatë gjithë javës.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: ka diçka që ju shqetëson, zbuloni se çfarë është, duke pasur parasysh se diçka po ju gërryen. Vetëtensioni dhe meraku që keni ju bëjnë të punoni më mirë, por mos e teproni.
Horoskopi i Bricjapit nga Paolo Fox: çfarë mund të jetë më mirë se një arratisje e këndshme me partnerin/en tuaj fundjavën e ardhshme? Puna duhet të rritet për një sprint përfundimtar përpara festave.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: emocione të ulëta dhe humor jo shumë të lartë, diçka nuk po shkon siç duhet. Puna do të vijë në fund të muajit.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: jeni në një fazë tranzicioni, do të bënit mirë të shtrëngoni dhëmbët. Puna ju streson, keni nevojë të udhëtoni dhe të shihni gjëra të reja