Më datë 27 gusht 2022, për rreth shtatë orë, pesë persona përdhunuan një të mitur në Prishtinë.
Polica arrestoi katër persona, në mesin e të cilëve ishte dhe një i mitur. Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.
Sipas dosjes së prokurorisë “personi me bluzë të bardhë e ka kapur nga duart dhe personi tjetër ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj”.
Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.
Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.
E mitura deklaroi se shoferi e ka pickuar gjatë gjithë rrugës për të ndaluar pastaj në një vend me bar dhe pemë ku edhe e përdhunuan.
Gjykata Themelore e Prishtinës la në paraburgim Ekrem Rexhepi 27 vjeç bashkë me vëllanë e tij të mitur, për një muaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të përdhunimit.
Por, së fundmi thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të mitur e ka hedhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R dhe SH.K, si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.
Presim deri në konfirmimin nëse ky lajm është i vërtetë, edhe pse burimet janë të besueshme.
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës janë kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të minorenes.
“Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunës apo duke dhënë dënime të ashpra për raste të tilla… Institucionet tona duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Besarta Breznica, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.
Burimi: /Classlifestyle