Po bëhet pak kohë që nga droni i fundit i dërguar në shtëpi për Luiz Ejllin.
Megjithatë fansat kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’ia treguar mbështetjen këngëtarit për lojën që po bën në BBV.
Teksa ndodhej në oborr me Oltën, Kiarën dhe Maestron, Luizi tregoi se disa fëmijë afrohen çdo mëngjes në murret rrethues të shtëpisë dhe brohorasin: “O Luiz o kampion”.
Fjalët e Luizit ngacmuan disi xhelozinë e Oltës e cila ia ktheu se personat jashtë po brohorasin “O Luiz o legen” dhe jo ashtu siç tregoi ai.
Pjesë nga debati
Luiz: Ca është?
Brohorimat jashtë shtëpisë: O Luiz…
Kiara: O Luiz thotë
Olta: O Luiz o legen…
Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.
Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.
Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.
Maestro: Mos tha fjalë tjetër?
Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.
Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.