“Do te ndjek penalisht”- TikTok-erja i ben thirrje publike Dalines pasi kjo e fundit komentoi videon e saj

Nje video e postuar ditet e fundit nga nje prej perdoruesve ne TikTok ka ngjallur shume reagime.

Vajza ne fjale, e quajtur Xhorxhina, shprehej ne videon e postuar se si mund te bejme dallimin mes nje femre inteligjente dhe nje femre debile, ashtu sic e quante ajo.

Kjo ka sjelle shume reagime kundra nga influencers te ndryshem, ku shpreheshin se eshte nje menyre e gabuar etiketimi dhe arsyetimi, gje qe jep nje shembull te keq tek moshat e reja.

Nje prej personazheve qe reagoi ishte dhe gazetarja Dalina Buzi.

Ajo i gjykoi fjalet e vajzes si fjale te gabuara te ardhura nga urrejtja dhe jo mendjehapesia.

Mirepo, pas kesaj videoje te Dalines, vajza duket se e ka marre per keq keshillen e gazetares, madje eshte shprehur se do t’a ndjeke penalisht.